Mirësevjen Elias!
24/01/2016 00:00
Michael Buble tashmë ka një familje prej katër anëtarësh! Të premten, këngëtaril, fitues i çmimit Grammy, dhe bashkëshortja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato bën të ditur lindjen e fëmijës së dytë.
Pas Noah, vjen në jetë djali tjetër, të cilin ata kanë vendosur ta quajnë Elias. Madje ata kanë postuar dhe foton e parë të të porsalindurit.
“Dhe ja ku jemi 4. Ju njohim me vëllain e vogël të Noah, Elias Buble”, kanë shkruar të dy në llogaritë e tyre në Twitter dhe Instagram.
Michael, 40 vjeç dhe Luisana 28 vjeçe, janë prindër të 2-vjeçarit Noah.
Top Channel