Irina shkëlqen në “Audi Night”

23/01/2016 00:00

Irina Shayk ishte në mesin e shumë personazheve të njohur të cilët parakaluan në tapetin e kuq të “Audi Night”. Bukuroshja ruse, që ditë më parë festoi ditëlindjen e 30, ishte veshur me një fustan të kuq.

Ish-ylli i ballinave të “Sports Illustrated”, që është në lidhje me aktorin amerikan Bradley Coopper që nga prilli i vitit të kaluar, është duke kaluar në një moment të mirë.

Revista e njohur “Vogue” ka duartrokitur rritjen profesionale te ruses pas lëvizjes nga faqet e “Sports…” në pasarelat e “Javës së modes njujorkeze”.

Gwenyth Paltrow, Lena Gercke, Gregory Porter, Luke Evans, Jason Statham, Ann-Kathrin Brommel dhe Mario Gotze ishin të ftuarit e tjerë në “Audi Night”.

Ndërkohë, gjatë ditës, Irina dhe personazhet e tjerë shijuan një xhiro ne malet me dëborë për të përjetuar eksperiencën me makinat më të mira të Audit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel