Bundesliga, Bayern e nis me fitore 2016-n

23/01/2016 00:00

Bayern-i e ka nisur mbarë vitin 2016 në Bundesliga-n gjermane, duke arritur të fitojë 1-2 në transfertë ndaj Hamburgut.

Polaku Robert Leëandoëski ishte autor i një dygolëshi, nga një për secilën pjesë. Fillimisht ai realizoi nga pika e penalltis, ndërsa më pas ishin vendasit që barazuan shifrat. Sërish sulmuesi polak riktheu kampionët e Gjermanisë në avantazh, duke shënuar edhe golin që vendosur rezultatin në 1-2 në minutën e 61.

Hamburg nuk u dorëzua duke kërkuar barazimin, por Bayern-i arriti të ruajë rezultatin duke u shkëputur për momentin në +9 nga Borusia e Dortmund në renditjen e Bundesliga-s.

Top Channel