Mourinho përfshihet në politikë

22/01/2016 15:40

Në Portugali këtë fundjavë mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të vendi dhe një prej kandidatëve është Marselo Rebeldo De Souza.

Ky i fundit që është pjesë e partisë Social Demokrate gjen mbështetjen edhe të një emri të njohur të sportit në vendin luzitan, trajnerit Jose Mourinho.

Ish-tekniku i Celsit, Realit dhe Interit për herë të parë vendosi të dalë publikisht në favor të ndonjë kandidati politik në zgjedhjet që mbahen në vendin e tij.

Është hera e parë që mbështes publikisht një kandidat politik, sepse mendoj se Portugalia ka nevojë që të korrigjojë zgjedhjet e saj më shumë se kurrë. Jam për Profesor De Sousën sepse së pari e njoh atë si person dhe politikan dhe së dyti, për shkak se kam qenë jashtë Portugalisë për 15 vjet dhe e kam të qartë se na duhet një fitues dhe jo vetëm. Duhet edhe një person karizmatik. mendoj se kjo është ajo që na duhet në këtë moment.kështu, me ndërgjegje të plotë e bëj publik qëndrimin tim dhe votoj për Marcelon, pasi është zgjedhja e duhur për ne”, deklaroi Mou.
Sipas sondazheve të kyera në Portugali, Marcelo Rebelo De Souza është në avantazh kundrejt kandidatëve të tjerë, Antonio Sampaio dhe Maria De Belem, ndërkohë që presidenti aktual i vendit është anibal Cavaco Silva edhe ky pjesë e Partisë Social demokrate.

Top Channel