Çmendet PSG, 100 mln euro për Levandovskin

22/01/2016 15:30

Robert Levandovski vazhdon të jetë një prej objektivave të PSGnë merkaton e transferimeve për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, drejtuesit e kampionëve të Francës e cilësojnë sulmuesin polak si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij dhe mund të largohet nga Parisi në muajin qershor.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, PSG është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për të sjellë në kryeqytetin francez Robert Levandovskin.

Por skuadra transalpine nuk është e vetmja që është vënë në ndjekje të Robert Levandovskit, kontrata e të cilit me klubin bavarez skadon në 2019.

Sipas Bild në garë për futbollistin e përfaqësueses polake janë edhe Reali i Madridit dhe Mancester United.

“Më vjen mirë që mësoj për interesin e Realit dhe PSG”-deklaroi përpara pak ditësh në një teklevizion gjerman që do të thotë se ai e mendon largimin gjatë verës nga Bavaria dhe në këtë pikë ai që është në avantazh është Paris Sën Zhermen pasi Reali i madridit është i dënuar me bllokim të merkatos nga FIFA.

Top Channel