Përse qan kjo nuse në Zelandën e Re

22/01/2016 00:00

Një kërcim tradicional i Zelandës së Re në një dasëm ka bërë të qajë jo vetëm nusen, por këdo nga 13 milionë shikuesit e videos.

Vallëzimi i Maorit në dasmën e Aaliyah dhe Benjamin Armstrong është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Nusja 21-vjeçare tha për BBC-në se ishte e ‘mahnitur’ nga performanca.

Ajo tha se ‘haka’ (lloji i kërcimit) ishte një shenjë respekti nga bashkëshorti dhe familja e tij, edhe pse disa komentues thonë se është një përpjekje për ta frikësuar atë.

Kërcimi Haka, që shoqërohet nga britmat e gëzueshme, goditjet e trupit me shpullë, dhe një ekzagjerim i mimikës së fytyrës, është pjesë e kulturës tradicionale të Maorit, ku përdorej si një britmë lufte për të frikësuar armikun, por edhe për të mirëpritur një mik të veçantë gjatë festimeve. Videoja është xhiruar gjatë dasmës së çiftit në Auckland, javën e kaluar.

Nusja,e prekur jashtë mase, i është bashkuar kërcimit edhe pse në kulturën Maori kjo nuk lejohet, por në dasmën e tyre po.

Top Channel