Kini kujdes, është X-Men. Një amerikan ka vendosur rekordin botëror pasi ka aftësinë njësoj si mutanti i filmit, të mbajë të ngjitur pas kokës objekte të vogla.

Emri i tij i vërtetë është Jamie Keeton, por i thonë edhe “Can Head”, pasi tregon aftësinë e tij të “mbajë” ngjitur çdo send të vogël që prek në kokën e tij.

Në fakt nuk bëhet fjalë për magnetizëm të vërteët, pasi lëkura e tij është në kushte misterioze. Poret e lëkurës veprojnë si gota të vogla thithëse, të cilat janë të afta të tërheqin çdo objekt të vogël. Por megjithatë Keeton i pëlqen të tregojë talentin e tij të çuditshëm duke përdorur kanaçe.

Në fakt, aftësia e tij është shumë e ngjashme me superfuqinë e Njeriut Merimangë, pasi ai mund të thithë objekte dhe me duart e tij, por sigurisht nuk mund të ngjitet në mur. Javën e kaluar Keeton vendosi rekordin e botëror të Gines, psi mban më shumë kanaçe në kokën e tij, pa i prekur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel