“Grammy Awards 2016”, Adele ka konfirmuar performancën

22/01/2016 00:00

Është një lajm që të gjithë po e prisnim me padurim; Adele ka konfirmuar performancën e saj në “Grammy Awards 2016”.

Kendrick Lamar, The Weeknd, dhe Little Big Tow do të jenë gjithashtu ndër artistët që do të performojnë në këtë ceremoni, e cila do të organizohet në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Sigurisht, Adele nuk është e huaj për këtë ceremoni prestigjioze amerikane, pasi ajo ka performuar edhe më parë, madje duke rrëmbyer rreth 10 çmime Grammy. Kjo do të jetë hera e parë për The Weeknd që do të performojë në këtë ceremoni, në të cilën është nominuar në disa kategori çmimesh për albumin e tij të fundit “Beauty Behind the Madness”.

Adele nuk është nominuar në asnjë kategori të ceremonisë së përvitshme pasi albumi i saj i fundit “25” është jashtë datave të paracaktuara. “Grammy Awards 2016” do të transmetohet më 15 shkurt, në orën 20:00.

Top Channel