PDK kërkon kujdes shëndetësor për Lushtakun

21/01/2016 19:10

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, të enjten ka mbajtur takimin e radhës nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi, ku u diskutua lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Në këtë takim u shpreh shqetësimi në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim të menjëhershëm shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë, ligjor dhe human. PDK shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet në komunikatë,

Përmes kësaj komunikate, PDK sërish ka shprehur bindjen për luftën e drejtë të UÇK-së dhe Lushtakut.

Top Channel