Ibrahim Rugova vlerësohet nga ambasadori britanik

21/01/2016 19:05

Në 10-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka përkujtuar atë përmes një postimi në Facebook.

Ai ka kujtuar momentin kur ka takuar presidentin e ndjerë  Ibrahim Rugova në vitin 2004 gjatë një vizite në Kosovë, ndërkohë që e ka vlerësuar lartë figurën e tij.

“Presidenti Rugova ishte një nga gjigantët e brezit të liderëve të viteve 1990-ta që e drejtoi Europën Qendrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci. Vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kosovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta. Në fund të jetës së tij, udhëheqja dhe vizioni i tij krijoi ‘Ekipin e Unitetit’ që siguroi unitet dhe bashkëveprim gjersa Kosova negocionte rrugën e vështirë drejt pavarësisë. Në funeralin e tij, unë e pashë respektin që bota kishte për të dhe sidomos për Kosovën. Ai kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi”, ka shkruar ndër të tjera O’Connell.

Top Channel