F1, Horner: I thamë Mercedesit të merrte Hamiltonin

21/01/2016 00:00

Drejtuesit e Red Bullit këshilluan Mercedesin të firmosë me Lewis Hamilton. Ai që e zbulon këtë është shefi i kësaj skuadre Christian Horner, i cili tha se skuadra austriake synonte dobësimin e McLaren-it, pa menduar se çfarë do të ndodhte më vonë.

Sipas Hornerit, Hamilton po kërkonte të ishte pjesë e kësaj skuadre, por shqetësimi se britaniku nuk do të kishte raport të mirë me pilotin gjerman e shtyu atë të propozojë kalimin e tij te Mercedesi.

“Hamiltoni donte të garonte për Red Bullin. Nuk ishte hera e parë që ai na vetëofrohej. E kërkoi këtë edhe në vitin 2012, por nuk mund të formonim një skuadër me të dhe Vettel. Edhe në vitin 2013, përpara se të firmoste me Mercedesin, ai bëri një tjetër kërkesë që të ishte me ne. McLaren ishte kompetitiv në 2011 dhe 2012 dhe ne menduam se për ne do të ishte më mirë që ai të shkonte te Mercedesi. Kështu që duke parë pamundësinë për të nënshkruar me të, këshilluam Niki Laudën të dobësonte Mclaren-in. Nuk e imagjinonim që gjërat do të arrinin në këtë pikë”, tha Horner.

Top Channel