Irina Shayk, krejtësisht nudo për një reklamë xhinsesh

21/01/2016 00:00

Irina Shayk u zhvesh krejtësisht nudo për një reklamë xhinsesh. Modelja ruse shihet duke përqafuar një model me xhinse Givenchy, ndërsa vetë është pa asnjë veshje në trup.

Fotot u publikuan nga drejtori artistik i Givenchy, Riccardo Tisci. Tisci i shoqëroi këto foto me përshkrimin: “I dashuroj”.

Në një tjetër foto, Irina e përqafon nga pas modelin, duke treguar gjoksin. Vetëm në foton e fundit ish-partnerja e Cristiano Ronaldos shihet me xhinse veshur.

Irina Shayk u bë e famshme në vitin 2007, pasi u shfaq në kopertinën e revistës “Sports Illustrated”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel