“FerrariLand”, edhe në Europë

20/01/2016 00:00

Ferrari po përgatiet të ketë një tjetër park si ai i Abu Dhabit. Këtë radhë “kokëkuqja” italiane vendosi të krijojë një park të tillë në Europë, pikërisht në PortAventura të Barcelonës.

Nëpërmjet faqes zyrtare, PortAventura ka zbuluar projektin e skuderisë italiane, “FerrariLand” që do të përurorohet në vitin 2017. Mësohet se ky park do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 60 mijë m2 dhe shuma që do të investohet në të do të kapë shifrën e 100 milionë eurove.

Sipas specialistëve, punimet për parkun “FerrariLand” do të përfundojnë në fund të këtij viti dhe dyert e tij do te hapen në fillim të vitit të ardhshëm.

Në këtë park, vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë momente plot adrenalinë si dhe të provojnë pak Formula 1 duke qenë se në këtë park do të ketë edhe një pistë 570 m si dhe simulatorë të makinave të Formula 1.

Por jo vetëm kaq, projektuesit e këtij parku kanë vendosur që të krijojnë një ambient autentik italian duke përfshirë ndërtesat më të rëndësishme të vendit të apeninenve si Colosseo apo La Scala.

Top Channel