Bale, 3 javë pushim nga dëmtimi në pulpë

19/01/2016 00:00

Real Madrid do të duhet të bëjë pa shërbimet e Gareth Bale për 3 javët e ardhshme.

Sulmuesi uellsian u dëmtua në pulpën e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Sporting Gijon dhe pritet që të rikthehet për ndeshjen ndaj Romës në Champions League.

Lajmin e bëri të ditur të martën klubi madrilen, që publikoi edhe rezultatin e analizave mjekësore.

Bale do të mungojë në ndeshjet ndaj Betis (24 janar), Espanyol (31 janar) dhe Granada (7 shkurt), ndërsa është në dyshim për ndeshjen ndaj Athletic Bilbao në Bernabeu (13 shkurt).

Top Channel