Kërkohet vogëlushi me “fanellën” e Messit

19/01/2016 00:00

Fotoja e një vogëlushi që mban “veshur” një qese plastike të bardhë me vija bojëqielli, që simbolizojnë ngjyrat e Kombëtares argjentinase, me numrin 10 dhe emrin e Messit mbi të ka bërë xhiron e botës.

“Fanella” e djaloshit fillimisht u publikua nga mediat turke, të cilat raportuan se ai është nga Iraku, saktësisht nga rajoni Dohuk, që është prej kohësh i përfshirë nga lufta.

Fotoja e djaloshit ka frymëzuar një sajt mjaft popullor të fansave të Leo Messit, “Messi10stats”, duke bërë që të kontaktojë përfaqësuesit e pesë herë fituesit të “Topi të Artë” për t’i treguar për djaloshin.

“Ata duan të dinë se kush është ky djalë, në një mënyrë që Leo të rregullojë diçka për të”, thuhet në faqen ‘Messi10stats’.

Tashmë sfida është që të gjendet djaloshi dhe shpresojmë që Messi vërtet ta ndihmojë, jo vetëm duke i dhuruar nëj fanellë të vërtetë, por edhe më shumë se kaq.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel