Ish-sekretari i NATO-s, George Robertson viziton Kosovën

19/01/2016 13:00

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson po viziton këtë të martë Kosovën, ku do të takohet me udhëheqësit më të lartë të shtetit.

Mësohet se Robertson do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga me një titull mirënjohjeje për kontributin e dhënë.

Robertson ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund genocidit serb në Kosovë.

Top Channel