Paul Walker do të jetë dhe në Fast 8?

19/01/2016 00:00

Fast 8 do të jetë seria e ardhshme e “Shpejtësi dhe Çmenduri” që fansat do ta shohin të dëshpëruar.

Vin Diesel më në fund ka postuar diçka para se filmi të dalë zyrtarisht në kinema në prill të 2017, pasi ka shpërndarë posterin e filmit në Instagram.

Do të jetë filmi i parë i plotë që do të bëhet nga vdekja e Paul Walker, i cili vdiq në një aksident me Porsche Carrera GT në 2013.

Në diçiturën e posterit të postuar ku duken grataçelat e Nju Jorkut në agim, Diesel shkruan: Rrugë të reja përpara.

Shumë detaje nuk janë zbuluar edne. Pavarësisht posterit me Nju Jorkun, Universal Studios po mendon që ky film të realizohet në Kubë. Një zëdhënës i Studios tha se po kërkohet një miratim i dy qeverive, amerikane dhe kubane për serinë e ardhshme të ‘Shpejtësi dhe Çmenduri”.

Ky do të jetë gjithashtu filmi i parë që do të fokusohet vetëm tek karakteri i Vin Diesel, pa Walker. Ai do të shfaqet në skenat e kujtesës që do të jepen në film. Edhe pse dy vjet nga largimi i tij nga kjo jetë, për Diesel humbja e Walker, të cilin e konsideronte si vëlla, ka qënë mjaft e dhimbshme.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel