Ndryshim total Lauren Goodger

19/01/2016 00:00

Falë regjimit të saj dhe palestrës Lauren Goodger tashmë ka një trup perfekt. Emri i njohur në televizionin britanik, ka njohur herë pas here fansat me ndryshimet  në trupin e saj.

29-vjeçarja ka postuar së fundmi një foto, ku shfaqet plot me muskuj dhe trup super të tonifikuar teksa pozon me veshje intime, apo sportive. Në një foto në Instagram ajo shkruan: Këtë foto e kam bërëmë herët, kam marrë DVD-në e palestrës sime dhe pyesja veten gjithë këtë kohë se çfarë kam bërë dhe ja ku është… e mbajta DVD-në që të trajnohem shumë”.

Më herët, ylli i televizionit britanik ka vuajtur nga mungesa e vetëvlerësimit për shkak të peshës së saj, por tashmë tregon se është më se në formë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel