Këto foto të rralla nga Afganistani në vitet ‘60 janë mjaft larg shkatërrimit dhe luftës që shohim sot në çdo kronikë lajmesh.

Koleksioni i fotove të papublikuara është realizuar nga dr. Bill Podlich, nga Arizona i cili braktisi jetën e Amerikës për të udhëtuar drejt Kabulit me bashkëshorten e tij, Margaret dhe 2 vajzat adoleshente, Jan dhe Peg.

Fotot e tij tregojnë një Afganistan në paqe, që bën një jetë liberale dhe perëndimore, një kontrast i madh me pamjet e tmerrshme pas regjimit të talebanëve.

Femra që kanë liri në të shprehur dhe të buzëqeshura në leksione, fëmijë që luajnë pranë lumit dhe burra që relaksohen fushave të gjelbëruara dhe lulave shumëngjyrëshe.

Pamjet idilike janë marrë në vitin 1967, në kohën që Podlich në bashkëpunim me UNESCO, punonte si mësues në kolegjin e lartë të mësuesve në Kabul.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel