“Australian Open”, fitore për Djokovic e Williams

18/01/2016 00:00

Dy kampionët në fuqi në “Australian Open”, Serena Williams dhe Novak Djokovic e nisën me fitore turneun në Melburne. Amerikania e cila rikthehej pas 4 muajsh ne fushë, mundi 2-0 me sete italianen Kamila Xhorxhi.

Loja dhe forma që tregoi numri 1 i botës konfirmuan se dëmtimi që ajo ka pasur në gju është rikuperuar plotësisht.

Supriza në ditën e parë është eleminimi i Vozniackit. 25-vjeçarja daneze u mund 2-1 me sete nga 21-vjeçarja nga Kazakistani Julia Putinzeva.
 
Në kampin e meshkujve, serbi Djokovic mposhti 3-0 koreano-jugorin Chung Hyeon duke kaluar në ruandin e dytë te ketij aktiviteti. U kualifikua  me lehtësi edhe Federer që mundi po 3-0 me sete Basilashvilin.

Top Channel