Pamja e çuditshme e Will Forte

18/01/2016 00:00

Ishte i nominuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Critics’ Choice Awards” dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen, Will Forte vendosi që të paraqitej me një pamje shumë të çuditshme.

Aktori i filmave komedi kishte rruar krejtësisht gjysmën e kokës (flokë, vetulla, mustaqe dhe mjekër), ndërsa gjysmën tjetër e kishte lënë me flokë e mjekër të gjatë.

Ky “look” krijoi hilaritet mes të ftuarve të mbrëmjes dhe shumë prej tyre, përfshirë aktoren Jennifer Aniston, bënë një “selfie” me të.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel