“Ai që po lëshon gazra në radhën e dhjetë, të shkojë të vizitohet”

18/01/2016 00:00

Një burrë i cili po udhëtonte me avion shkroi në facoletë një thirrje të dëshpëruar për ndihmë, pasi nuk po i duronte dot më gazrat e një bashkëudhëtari të tij.

Pasagjeri i mërzitur i dorëzoi këtë kërkesë stjuardesës: “Nuk e di nëse mund ta bëni këtë lajmërim, por nëse e bëni dot, duhet të thoni se kushdo që po pjerdh në radhët 10-12, duhet të shkojë me patjetër të vizitohet sepse mund të ketë kancer në prapanicë”.

Kjo shkresë e postuar në Reddit nga përdoruesi Garwee20, ka tërhequr shumë interes dhe të gjithë ishin kuriozë nëse stjuardesa e kishte bërë lajmërimin.

Përgjigja është jo.

Top Channel