Tjetër tragjedi për Celine Dion

17/01/2016 00:00

Vëllai i Celine Dion, Daniel ka ndërruar jetën në moshën 59-vjeçare pas një beteje me kancerin. Kjo ishte një goditje e rëndë për të, pasi dy ditë më parë i shoqi i saj, Rene, vdiq.

Mësohet se Celine kishte një lidhje shumë të veçantë me të vëllain. “Ata ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin, Celine ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrat dhe vëllezërit”, ka thënë një burim për gazetën “Montreal”.

Celine është ende në Las Vegas bashkë me fëmijët duke u marrë me përgatitjet e funeralit të të shoqit.

Top Channel