Zyrtare, Gjimshiti lë Zyrihun

17/01/2016 00:00

Përfundon zyrtarisht aventura e Berat Gjimshitit te skuadra e Zyrihut. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prishi me konsensus kontratën me ekipin zviceran dhe tani pritet zyrtarizimi i kalimit të tij te italianët e Atalantës.

Klubi i Zyrihut e justifikoi këtë vendim me faktin se dëshironte t’i jepte mundësinë 22-vjeçarit shqiptar të gjente një skuadër ku mund të luajë më shumë në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga De Biasi në Euro 2016.

Me skuadrën e Zyrihut, Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 6 gola.

22-vjeçari Gjimshiti debutoi me fanelën e Kombëtares shqiptare në barazimin 0-0 me Danimarkën, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të eleminatoreve ai ishte një nga tre autorët e golave në portën e Armenisë.

Top Channel