Drejt “Superbowl 2016”, spektakël në sfidat “play off”

17/01/2016 00:00

Spektakël dhe “luftë” e bukur sportive në “Play off”-et e kampionatit amerikan të futbollit “NFL”, në ndeshjet që do të prodhojnë dhe dy finalistët e përballjes më të rëndësishme të sezonit.

New England Patriots, që janë edhe kampionët në fuqi të “Super Bowl”-it, e konfirmuan supremacinë e tyre me fitoren 27-20 kundër Kansas City Chiefs, në një përplasje me një mijë emocione, në impiantin e tejmbushur me tifozë.

Kështu, skuadra e Patriots arrin të kualifikohet në finale për të pestin sezon radhazi, pasi në stadiumin e “Foxborough”, formacioni i trajnerit Belishik arriti të ndalë serinë e sukseseve të Kansasit. Sfida nisi mirë për të zotët e shtëpisë, falë performancës së dyshes Tom Brady-Rob Gronkovski, ndërsa në periodën e tretë u konfirmua shkëputja, që mori më pas formën zyrtare.

Një fitore me përmasa “thriller” u verifikua ndërkohë milje larg, në stadiumin e “Glendejll”. Arizona Cardinals u barazua në limitin e kohës nga Green Bay Packers, por më pas u imponua 26-20 në kohën shtesë “overtime”, falë një veprimi të bukur dhe finalizimit të “touchdown”-it nga ana e Fitzgerald.

Top Channel