Serie A, Atalanta-Inter ndahen në barazim

16/01/2016 19:30

Është ndarë në barazim 1-1 sfida Atalanta-Inter, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të të Serie A. Gjithcka në këtë ndeshje është vendosur nga dy autogola, që u kanë dhënë nga 1 pikë skuadrave.

Në pjesën e parë ka qenë Murilo që devijoi një asist në zonë në minutën e ‘14, duke i dhënë avantazhin Atalantas. Por, pa u mbyllur 45-minutëshi i parë bergamaskët i kanë kthyer favorin skuadrës së Mancinit, me një autogol të Tolo.

Më pas kanë qenë vendasit e Atalantas që kanë krijuar më tepër raste, por Handanoviç ka qenë në ditën e tij më të mirë, duke mos lejuar që rrjeta e tij të prekej sërish.

Kjo ka qenë pika e parë e skuadrës së Rejas pas 4 humbjeve, ndërsa për Inter vazhdojnë momentet e vështira.

Top Channel