Polemika Conte-Lega, trajneri mund të lërë kombëtaren

16/01/2016 15:45

Përkeqësohen raportet mes trajnerit të Kombëtares italiane, Antonio Conte dhe La Legës. Kjo e fundit vendosi që futbollistëte skuadrave kryesore pjesëmarrëse në Kupëne Italisë të mos jenë në grumbullimin e “Të kaltërve” në muajin shkurt, ndërkohë që shtyu me një javë edhe finalen e këtij aktivitetit dhe e gjithë kjo ndodhi pikërisht në vitin e kampionatit Europain.

Një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga Konte, i cili vendosi ta anulojë këtë grumbullim të skuadrës së tij.

Kjo situatë e nderë ka shumë të ngjarë që të ndikojë shumë edhe në të ardhmen e teknikut italian në pankinën e 4 herë kampionëve të botës. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Repubblica’, Conte është i vendosur që të largohet nga posti i tij në përfundim të Europianit të Francës, edhe pse Federata Italiane e futbollit kërkon rinovimin me të.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, tashmë në drejtim të ish-trajnerit të Juventus kanë ardhur 6 oferta nga klube të ndryshme, të cilat duket se Conte do t’i marrë parasysh.

Top Channel