Edhe kafshët e njohin miqësinë

16/01/2016 00:00

Për qindra vite me radhë dihet se qeni është miku më i mirë i njeriut.

Por kjo lidhje mund të jetë në rrezi, nëse bëhet fjalë për një qen dhe një elefant jetim bebe.

Kafsha afrikane, i quajtur Elle, u refuzua nga kopeja e tij, dhe u adoptua në Thula Thula Rhino Orphanage në Afrikën e Jugut. Aty ai ndërtoi një miqësi me qenin rezident, Duma, i cili e ndihmoi të ngrihej në këmbë.

Lidhja e tyre është filmuar në një video në YouTube, që tregon dhe tragjedinë e jetës së Ellie. Duke folur për Earth Touch news, Karen Trembler, eksperte për rehabilitimin dhe menaxhimin e krizave, thotë se ndërveprimi i elefantit me Dumën ishte kyç për zhvillimin e tij.

“Interesante ishte fakti që elefanti ishe i dobët dhe i sëmurë. Ai nuk tregonte interes në asgjë; ishte letargjik dhe i shpërqëndruar:, thotë Karen.

Falë shoqërisë me qenin Duma, kafsha u ngrit në këmbë dhe është shëndosh e mirë.

Top Channel