Pogba: Messi, dua të luaj me ty!

15/01/2016 19:40

Tashmë që Reali i Madridit, për shkak të dënimit të FIFA-s, është tërhequr nga gara për Paul Pogba, mediat sportive katalanase janë të bindura se mesfushori i shumëkërkuar do të luajë për kampionët në fuqi të Evropës.

Sipas “El Mundo Deportivo”, mesfushori i Juventusit i ka thënë Messit gjatë ceremonisë së Topit të Artë se ka shumë dëshirë të luajë me të.

Duket se francezi nuk ka aspak ndërmend të kthehet te Manchester United apo në vendlindjen e tij (PSG), por qëllimi i tij i vetëm është të luajë së bashku me futbollistin më të mirë të botës.

Mendohet se “azulgrana”-t, duke u nisur nga dëshira e lojtarit, kërkojnë të përfitojnë edhe një ulje: 80 milionë euro në vend të 100.

Top Channel