Princi Charles viziton Kosovën në mars

15/01/2016 00:00

Princi Charles dhe Camilla do të vizitojnë Kosovën në mars të këtij viti. Njoftimi zyrtar vjen nga Buckingam Palace, ku lajmërohet turneu i çiftit mbretëror në Ballkanin Perëndimor në pranverë.

Përveç Kosovës, trashëgimtari i fronit britanik do të vizitojë Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo është vizita e tetë e princit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa pallati mbretëror thekson se është hera e parë që bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornëell viziton këto shtete.

Vizita e mëparshme e princit Charles në Kosovë daton në shtator të vitit 1999.

Top Channel