“Australian Open 2016”, Djokovic, Williams për t’u mundur

15/01/2016 00:00

Tenistët më të mirë të botës bëhen gati për turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open që do të startojë në 18 janar.

Në Melburn është hedhur edhe shorti për sfidat që do të luhen në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku për t’u mundur është Novak Djokovic që do të kërkojë titullin e tij të 6 në karrierë në Australian Open.

Numri 1 i renditjes botërore dhe kampioni në fuqi i këtij turneu do të nisë aventurën e tij me sfidën ndaj koreanojugorit Chung Hyeon, është është i 51 një klasifikimin e e ATP, ndërsa Andy Murray, finalisti i këtij turneu Grand Slam vitin e kaluar do të luajë në raundin e parë me belgun Alexander Zverev.

Ndeshje e lehtë parashikohet edhe për  numrin 3 të renditjes botërore, Roger Federer që do të përballet me numrin 117 të botës, gjeorgjianin Nikoloz Bashilashvili. Zvicerani tjetër, Vavrinka fitues i Australian Open në 2014 do të luajë ndaj veteranit rus Dimitry Tursunov, kurse Rafael Nadal e pret një derbi spanjoll në raundin e pare, ai me Fernando Verdascon.

Në kampin e femrave, Serena Williams do të nisë mbrojtjen e titullit në Australian Open me sfidën ndaj numrit 35 të botës Giorgi, ndërsa finalistja e vitit të kaluar Maria Sharapova do të ketë një sfidë me japonezen Hibino.

Numri 2 i renditjes WTA, Simona Halep do të përballet me një prej tenisteve që do të dalë nga raundi kualifikues, ndërsa spanjollen Muguruza e pret sfida me estonianen Kontaveit që është numri 85 i botës.

Top Channel