Nëse jeni më i lumtur se të tjerët që ju rrethojnë, kjo ndodh për shkak të gjeneve tuaja.

Shkencëtarët besojnë se disa gjene janë të lidhura me nivelin e lartë të lumturisë.

Sipas një studimi të autorëve Michael Minkov dhe Michael Bond, rezultatet tregojnë se lumturia nuk është e lidhur domosdoshmërisht me rritjen ekonomike të një vendi, siç kanë thënë studimet e mëparshme.

“Ky është studimi i parë që tregon se ndryshimet kombëtare në lumturi, të përcaktuara si komponenti hedonik i mirëqënies subjektive apo efekteve pozitive, kanë një komponent gjenetik”, shkruajnë ata.
Ata kanë analizuar të dhënat prej 14 vjetësh të World Values Surveys dhe i kanë krahasuar me të dhëna gjenetike që tregojnë frekuencën e një kodi të caktuar gjenetik në gjenin FAAH. Ata gjetën se ata që e kishin këtë sekuencë ishin më të predispozuar për të thënë se “janë shumë të lumtur”.

Njerëzit nga Meksika dhe Nigeria kanë prevalencën më të lartë të kodit gjenetik të lumturisë, shtojnë studuesit. Aleli A në gjenin FAAH është i lidhur me nivelet e rritura të acidit yndyror që është përgjegjës për uljen e ankthit, dhe është më prevalent në disa grupe etnike, përfshi dhe indianët e Amerikës.

Ndërsa e kundërta, prevalenca më e ulët e gjenit të lumturisë gjendet në disa vende arabe dhe të Azisë Lindore, pjesa më e madhe e të cilave kanë nivel të ulët të lumturisë.

“Ndryshimet në lumturi mes europianëve veriorë, qëndrore apo jugorë i atribuohet edhe ndryshimeve gjenetike mes tyre, ky veriorët kanë jnë prevalencë më të lartë të alelit A”, thonë studiuesit.

Top Channel