Durrës, aksidentohet për vdekje një 67-vjeçar

14/01/2016 00:00

Një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes pranë stacionit të trenit në Durrës.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 960 GX, me drejtues shtetasin Enea Huta, banues në Durrës, ka përplasur për vdekje shtetasin Hekuran Beqja, 67 vjeç.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë, kur është përplasur nga mjeti tip “Benz” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Burimet policore bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel