Eurokomisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn ka konfirmuar ardhjen e tij më 15 janar në Shkup si dhe takimet me liderët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes së ashtuquajtur të Përzhinos për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

Pritet që Hahn të inspektojë përmbushjen e kësaj marrëveshjeje dhe do të këmbëngulë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në datën e parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos, pra më 24 prill.
 
“Pres që elemente të rëndësishme të marrëveshjes politike të zgjidhen përpara ose gjatë vizitës sime, duke i lejuar KSHZ-së organizim të zgjedhjeve të besueshme, sipas datës së parashikuar dhe të rënë dakord”, thuhet në komunikatën e eurokomisionarit Hahn.

Top Channel