Të gjithë në garë për Mario Gotzen

14/01/2016 11:20

Shtohen skuadrat që pretendojnë shërbimin e Mario Gotzes. Sipas asaj që publiklohet te e përditshmja gjermane “Bild”, në garë për mesfushorin e Bajernit të Mynihut tashmë kanë hyrë edhe dy gjigandët spanjollë, Reali i Madridit e Barcelona.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, të dy këto klube kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre të para me synim për të siguruar shërbimin e futbollistit 23-vjeçar.
 
Por jo vetëm kaq. Për Gotzen kanë shfaqur interes edhe Manchester United dhe Juventus, ndërkohë që Bajern duket se është gati të studiojë çdo ofertë që vjen në drejtim të lojtarit.

Tani çdo gjë është në dorë të vetë Gotzes, i cili duhet të marrë një vendim nëse do të largohet nga skuadra bavareze apo do të rinovojë kontratën me të.

Top Channel