Olimpiada e Brazilit, Rio zbulon “koshat” e lojërave

13/01/2016 00:00

Rio de Janeiro i ka prezantuar me krenari botës një tjetër impiant të bukur që do të presë atletët elitarë të globit në olimpiadën e kësaj vere në vendin e “samba”-s.

Përball skepticizmit të kritikëve për shtyrjen e punimeve dhe protestës së vendasve për varfërinë, autoritetet organizatore kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre për një event spektakolar, edhe më i mirë se botërori i futbollit të zhvilluar gjatë vitit 2014.

Qendra olimpike e basketbollit e pozicionuar në “Arena Carioca” në Rio de Janeiro dorëzohet e përfunduar 7 muaj para nisjes së olimpiadës. Me një kapacitet 16 mijë vende në këtë ministadium do të organizohen turnetë e meshkujve si dhe garat paraolimpike, së bashku me turneun që vendos medaljen e artë në regbi.

Kryebashkiaku i Rios mbrojti organizatorët nga kritikat për buxhetin e shtuar. “Ne nuk jemi Kina apo Anglia. Nuk jemi një shtet i pasur dhe çdo herë që do të jetë e nevojshme do të bëjmë shkurtimi pa prekur eventin. Nuk do të jetë një olimpiadë që do të shpërdorojë fond, por ajo çka do të shikoni në Rio do të jetë një turne sportiv perfekt”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel