PDK, diskutime për Thaçin president dhe pasardhësin në parti

13/01/2016 00:00

Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur diskutimet e brendshme partiake, për procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit, por edhe për procesin e zgjedhjes së pasardhësit të tij në krye të partisë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zëri”-n ka konfirmuar takimin e Kryesisë së partisë duke thënë se, në atë mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit politike.

Ndërkohë, të mërkurën gjatë ditës, disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së kanë treguar se, udhëheqësia u ka thënë se do t’i ftojnë sërish në takim, për të dalë pastaj me qëndrimet politike si parti, lidhur me protestat e fundit të opozitës dhe për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK.

Top Channel