A e gjeni dot se kush është “hot dog”-u i vërtetë? (Video)

12/01/2016 00:00

Një artist nga Uellsi i ka habitur të gjithë me vizatimin që i ka bërë një “hot dog”-u. Howard Lee e ka vizatuar paninen njësoj si të ishte reale.

Kur vizatimit i vendos një “hot dog” të vërtetë pranë, është pothuajse e pamundur të gjesh atë që hahet.

Një video në Youtube me titull “Sfida e vizatimit të hot dog-ut” tregon hap pas hapi sesi artisti e ka realizuar vizatimin dhe në fund tregon se kush është “hot dog”-u i vërtetë.

Top Channel