Dy drejtuesit e Mercedes në një duel jo të zakonshëm

12/01/2016 00:00

Toto Wolff, drejtori ekzekutiv i Mercedes dhe Aldo Costa drejtori inxhinierik i Mercedes kanë organizuar një garë jo të zakonshme me makina dhe në një ambient fare të papërshtatshëm.

Ata janë drejtues të një prej makinave më të mira në Formula 1, shpejtësia e të cilave shkon mbi 300 kilometra në orë. Por dy drejtuesit e Mercedes këtë herë kanë improvizuar një garë jo të zakonshme në ambiente të mbyllura, në zyrat e Mercedes me makina të vogla. Ishte një garë me rivalitet, por në fund Wolff dhe Costa janë përplasur me njëri tjetrin.

Video është publikuar në rrjetet sociale nga Aldo Costa, me rastin e 44 vjetorit të Toto Wolff.

Top Channel