Novak Djokovic, rekord pikësh në renditjen ATP

11/01/2016 13:45

Novak Djokovic vendos një rekord të ri të pikëve në klasifikimin e ATP-së në tenis për meshkuj. Me fitoren e turneut të Dohas, ku në finale mundi Rafael Nadal, numri 1 i botës arriti në kuotën e 16 790 pikëve, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm që ishte 16 785 pikë.

Në Katar, Djokovic përmirësoi edhe rezultatin e vitit 2015, kur u eliminua në çerekfinale nga Ivo Karlovic, që ishte hera e vetme për të që nuk arriti në një finale turneu.

Por jo vetëm kaq, Djokovic hyri në javën  e tij të 181 si numri 1 i botës në total dhe java e 80 radhazi, gjë që përbën rezultatin e shtatë më të mirë në historin e ATP-së, duke barazuar Ivan Lendl.

Ndërkaq, renditja aktuale e ATP-së është: Djokovic në krye, i dyti Andy Murray, i ndjekur nga Roger Federer. Zvicerani Stnaislav Wawrinka dhe Rafael Nadal gjenden respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, ndërkohë që dhjetëshen e më të mirëve e mbyll francezi Jo-Wilfried Tsonga.

Top Channel