Pezullimi 8-vjeçar, Blatter do të apelojë dënimin e FIFA-s

11/01/2016 13:40

Sep Blatter do të ndjekë shembullin e Michel Platini dhe do të apelojë vendimin e Komisionit të Etikës së FIFA-s për dënimin e tij me 8 vjet pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare.

Ai që e konfirmoi këtë lajm është vetë avokati i ish-presidentit të FIFA-s, Richard Kullen.

Platini e Blatter u ndëshkuan nga Komisioni i Etikës për shkak të një skandali që shpërtheu në institucionin më të lartë të futbollit botëror. Akuza që rëndon mbi këto dy personalitete është ajo e dhënies së një shume prej 1.8 milionë eurosh nga ana e Blatter për llogari të Platini në vitin 2011, për një konsulencë që francezi kishte kryer në favor të FIFA-s në periudhën 1999-2002.

Top Channel