Hamilton, i bindur: Mercedesi do të dominojë edhe në vitin 2016

11/01/2016 12:40

Lewis Hamilton është i bindur: Mercedesi do të dominojë Botërorin e Formulës 1 edhe në vitin 2016. Piloti britanik, fitues i dy titujve radhazi, e pohoi këtë në një intervistë të dhënë për “Autosport”.

“Mercedesi do të tregojë të gjithë forcën edhe këtë vit të paktën. Sigurisht ka gjëra që nuk i dimë ende, por ne jemi të bindur se nuk do të shfaqim asnjë vështirësi edhe në sezonin e ri”, tha piloti britanik.

Gjatë vitit 2015, Hamilton fitoi 10 gara, ndërkohë që shënoi edhe 11 “pole position”, duke shënuar një prej sezoneve të tij më të mira në karrierë, por 31-vjeçari pati edhe disa çaste jo shumë të mira.

“Nuk mendoj se një pilot shfaqet në nivelet më të larta gjatë gjithë kohës. Ka edhe momente jo të mira. Në vitin 2015, për pjesën më të madhe të kohës isha në nivelet maksimale, por në 3 garat e fundit nuk u shfaqa në formën më të mirë. Ana pozitive është se ka gjithnjë vend për t’u përmirësuar për këtë vit të ri. Më pëlqen të mendoj se çdo vit përmirësohem jo vetëm si person, por edhe si sportist”, u shpreh Hamilton.

Top Channel