Ja si e pëson kur kërkon të puthësh gjarprin (Video)

11/01/2016 00:00

Momenti i tmerrshëm kur një turiste kafshohet në fytyrë nga një gjarpër në një kopsht zoologjik në Tajlandë është regjistruar me telefon celular dhe videoja po bën xhiron e botës.

Klipi tregon se si pitoni kafshon në hundë një grua kineze, e cila ishte afruar për ta puthur.

Mendohet se incidenti ka ndodhur në datën 9 janar, në Chalong.

Fatmirësisht, gjarpri nuk ishte helmues dhe turistja kineze u shtrua në spital vetëm për qepje në hundë.

Top Channel