Konferenca e opozitës në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, solli edhe reagimin e zyrtarëve qeveritarë.
Këshilltari i ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, Abelard Tahiri, tha se opozita u kthye në vendin e krimit. Sipas tij, republika asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e cënuar se sa dje (të shtunën).
“Ta mbrojmë republikën nga anarkia, haraçi dhe korrupsioni”, shkruan mes të tjerash këshilltari i Thaçit në Facebook. “Kthimi në vendin e krimit mund të quhet takimi me media i opozitës sot (e diele). Dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës”, vazhdoi Tahiri.
Sipas tij, opozita të shtunën tregoi se nuk i intereson republika, sepse nuk patën asnjë shenjë të saj. Sipas këshilltarit të Thaçit, opozita tregoi se është në gjendje ta shkatërrojë pronën publike dhe atë private. Por, më e rënda, dje treguan se për inatet e tyre politike, janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve.
Top Channel