Liverpul, lodhje shtesë në kupë, Klop mbron skuadrën

09/01/2016 12:20

Liverpul i krijoi vetes të tjera vështirësi dhe lodhje që mund të influencojë pjesën e dytë të sezonit, me një barazim të sikletshëm në FA Cup ndaj rivalëve modestë të Ekseter.

“Redsat” u ndalën 2-2  në përballjen që luajtën me një formacion të rinovuar tërësisht, ndërsa trajneri Klop kërkoi të shmangë presionin ndaj futbollistëve që u aktivizuan.

“Nëse dëshironi të kritikoni dikë, më kritikoni mua dhe djemtë e rinj që luajtën lërini të qetë. Ne ishim këtu për të kaluar në raundin tjetër. Tani kemi një tjetër ndeshje në Anfield Road, dhe unë s’mund ta besoj këtë. Ishte paksa e vështirë në këtë fushë, por dua të përgëzoj Ekseter që luajti futboll cilësor”, tha trajneri i Liverpulit.

“Të dy golat që pësuam ishin vërtet në nëj situatë pa fat për ne”, shtoi Klopp. Tekniku gjerman bëri 11 ndryshime në formacion në krahasim me deshjen e fundit, por tani të rinjtë e promovuar kanë fituar një betejë shtesë në shtëpi.

Kalendari i Liverpulit vështirësohet në vijim me betejat spektakolare ndaj Arsenalit dhe Mancester Junaitid në kampionatin anglez.

Top Channel