Kosovë, nis protesta e opozitës

09/01/2016 00:00

Opozita në Kosovë ka nisur protestën e paralajmëruar, kundër dy marrëveshjeve të Asosaconit dhe Demarkacionit.

Drejtuesit e AAK, Vetvendosjes dhe Nismas nisën protestën nga ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare.

Një ditë më parë kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të protestohet për anullimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe llogaridhënien ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën e tij me pasojë dorëheqjen nga postet kyçe që mbajnë. Nga ana tjetër qeveria u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë pa përdorur dhunë por në mënyrë demokratike.

Top Channel