Liverpool-i pëson gol spektakolar nga goditja e këndit

08/01/2016 00:00

Skuadra e kategorisë së katërt në Angli, Exeter ka bërë surprizën mbrëmjen e së premtes, duke arritur një barazim 2-2 ndaj Liverpool-it në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Deri në minutën e 73 të ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp ishte e skualifikuar pasi rezultati ishte mbërthyer në shifrat 2-1 për Exeter, por një gol i shënuar nga Smith shpëtoi  “The Reds”, të cilët tashmë në bazë të rregullores së kupës do të luajnë ndeshjen e kthimit në “Anfield” për të vendosur se cila do të kualifikohet.

Përveç rezultatit surprizë, lojtarët e Exeter në këtë takim realizuan edhe një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit. Ekipi që militon në League 2 fitoi një goditja nga këndi në shtesën e pjesës së parë. Holmes ishte ai që ekzekutoi një goditje të fantastike, duke e dërguar topin direkt në rrjetën e Liverpool-it.

Top Channel