Gruaja 340 kg me një tumor 50 kg në këmbë

08/01/2016 00:00

Një grua obeze argjentinase, e cila peshon rreth 340 kg dhe ka në këmbë një tumor me peshë 50 kg, ka kërkuar ndihmë publikisht, pasi mjekët e zonës ku banon i kanë thënë se është shumë e shëndoshë për t’u shtruar në spital.

30-vjeçarja Isabella Amaral, e cila banon në Santa Fe të Rosarios, tregon se është shëndoshur kaq shumë për faj të limfomës gjigande që ka në këmbën e majtë dhe që ka nevojë urgjente për operim.

Ajo ka akuzuar mjekët, duke thënë se ata mezi presin që ajo të vdesë: “Më thonë që nuk mund të transportojnë me ambulancë një peshë kaq të madhe, por unë e di që ata gënjejnë, pasi ka pasur raste që i kanë çuar personat si unë”.

Isabella mezi lëviz nga shtrati dhe për të kujdeset nëna, dy vëllezërit dhe miqtë e familjes.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel