Renditja e FIFA-s, kombëtarja mbetet në vendin e 38

07/01/2016 12:50

Renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka pësuar ndryshime në fillimin e këtij viti. Kështu, kombëtarja jonë gjendet në të njëjtin pozicion ku mbylli edhe vitin 2015, në vendin e 38, në kuotën e 746 pikëve, kjo edhe sepse gjatë javëve të fundit nuk janë zhvilluar ndeshje të kombëtareve.

E njëjta situatë është edhe në vendet e para të klasifikimit të FIFA-s.

Në krye vazhdon të jetë përfaqësuesja e Belgjikës, me 1494 pikë, e ndjekur nga afër nga Argjentina me 1455. Vendi i tretë edhe këtë radhë mbahet nga Spanja, që ka lënë pas skuadrën kampione të Botës, Gjermaninë në vendin e katërt.

Klasifikimi i FIFA-s vijon me Kilin, Brazilin dhe Portugalinë, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Anglia dhe Austria, të renditura respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë.

Top Channel