Rexhep Uka, një shqiptar në kërkim të kurës për kancerin

06/01/2016 00:00

Rexhep Uka është nga ata shqiptarë, që të bën të ndihesh krenarë. I zhvendosur në Itali që në fillim të viteve ’90 për arsye shëndetësore, sot është një kërkues shkencor për sëmundjen e kancerit.

Diplomohet me rezultate të shkëlqyera në bioteknologji mjekësore në Padova, e po ashtu në Institutin “Mario Negri” të Bergamos. Punën e nis në Institutin Onkologjik të Venecias, ku iu përkushtohet studimeve të kancerit.

Oferta për punë i vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa Universiteti shtetëror i Ohajos i ofron mundësinë e studimeve për doktoraturë. Ai punon për një vit e gjysmë pranë qendrës gjithpërfshirëse të kancerit të këtij universiteti.

I pëlqen më shumë Europa dhe vendos të konkurrojë për të drejtë studimi në Universitetin e Zyrihut, ku triumfon mes 13 mijë konkurrentëve, duke zënë vendin e parë. Aktualisht është në vitin e dytë të programit “Cancer Biology”.

Në tetor të vitit të kaluar u zgjodh si përfaqësues i Italisë, mes 5500 konkurrentësh, për një takim me ministra të Jashtëm e udhëheqës shtetesh në samitin e Luksemburgut.

Top Channel